Ndryshe nga Toni Kros, Tomas Myler nuk ka aspak ndërmend të tërhiqet nga futbolli i luajtur.
Gatë një konference për mediat, Myler i është përgjigjur interesit të gazetarëve, nëse ky do të jetë turneu i tij i fundit me kombëtaren.
Myler tha se ai do të vijojë të laujë si me Gjermaninë ashtu edhe me Bayernin, me të cilin i skadon kontrata vitine ardhshëm.
“Një tërheqje si e Kros? Më Kombëtaren? Nuk mendoj të tërhiqem ende. E kam mendjen vetëm te objektivi që kam përpara. Çdo gjë tjetër do e shoh më vonë. Pastaj sa i përket Bajernit, kam edhe një tjetër vit kontratë. Nuk mund ta mashtroj klubin tim. Ata kanë besim te unë”, tha mes të qeshurave Myler. Futbollisti ka shënuar 45 gola në 128 ndeshje me Gjermaninë, por asnjëherë një të tillë në Europian. “Nuk kam hesape të hapura me asnjë lloj turneu, do të më pëlqente shumë të shënoja në një Europian, por në fund ajo që ka rëndësi është rezultati. Duhet të kontribuosh te suksesi i ekipit në të gjitha aspektet”, ishin fjalët e sulmuesit para gazetarëve.