19 ditë nga Maratona e Tiranës, ja si të regjistroheni për të garuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
19 ditë nga Maratona e Tiranës, ja si të regjistroheni për të garuar

Edhe 19 ditë kanë ngelur nga Maratona e Tiranës 2023.

 

E kthyer tashmë në një traditë, Maratona rikthehet më 22 tetor për të shtatin vit radhazi si eventi më i madh sportiv i kryeqytetit, me pjesëmarrjen e vrapuesve nga e gjithë bota.

 

Advertisement

Nëse nuk je regjistruar ende për t’u bërë pjesë e garës së madhe, regjistrohu tani në këtë link www.tiranamarathon.com.

 

Ky event organizohet me aprovimin e tre itinerarëve të miratuar nga Federata Botërore e Atletikës dhe me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Atletikës, duke i dhënë seriozitetin e një aktiviteti Ndërkombëtar.

 

Advertisement

Të gjithë ata që do të duan të sprovojnë veten dhe të garojnë, do të duhet të regjistrohen dhe do të pajisen me numra garues dhe regjistruesit e kohës Bib.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy