Futbollistët e Anglisë kanë arritur sot në Berlin për ndeshjen finale të EURO 2024.

Anglezët përballen nesër nga ora 21:00 me tri herë kampionen e Evropës, Spanjën.

Tre Luanët luftojnë për titullin e tyre të parë evropian, ndërsa “Furia e kuqe” synon rekordin prej katër titujsh.

Spanja, e cila mposhti Gjermaninë mikpritëse vetëm gjatë kohës shtesë në çerekfinale, ka fituar të gjashtë ndeshjet e saj në turne deri në finale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga ana tjetër, Anglia, e cila fitoi një ndeshje dhe barazoi dy në fazën e grupeve, mposhti Sllovakinë 2:1 në kohën shtesë në 1/8 dhe eliminoi Zvicrën me penallti në çerekfinale dhe ka tri fitore në gjashtë ndeshje.