Tashmë është zyrtare. Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po divorcohen për herë të dytë. Këngëtarja dhe aktorja ka bërë kërkesë për divorc nga ish-bashkëshorti i saj tashmë pas dy vitesh martesë.
Sipas TMZ, JLo dorëzoi dokumentet e divorcit në Los Anxhelos të martën, në të njëjtën ditë me dyvjetorin e ceremonisë së martesës së tyre të mbajtur në Gjeorgji.
Lopez njoftoi se janë ndarë më 26 Prill 2024, që do të thotë se ata nuk kanë qenë çift për gati katër muaj.
Në maj, Lopez anuloi turneun e saj veror “This Is Me… Now”, me një deklaratë ku shkruhej: “Jennifer po merr pushim për të qenë me fëmijët, familjen dhe miqtë e saj të ngushtë”.
Ata janë fotografuar së bashku për herë të fundit në maj. Affleck mungonte dukshëm në festën e ditëlindjes së 55-të të Lopez-it në Hamptons në korrik. Ata gjithashtu nuk ishin bashkë në përvjetorin e dytë të martesës në Vegas në të njëjtin muaj./vizionplus.tv