Zvicerania Petra Z. dhe bashkëshorti i saj Hans Z. akuzojnë reperen kosovare, Loredana, se ka rrëmbyer rreth 660,000 euro prej tyre.
Petra ka deklaruar se është shumë e dëshpëruar pasi nuk po mund të paguaj funeralin e nënës së saj.
“Nuk po ndihem mire! Më mungojnë paratë për varrimin, kushtoi mbi 3700 euro, nuk mund të paguaj për shkak të Loredanës. Nëse nuk i kishte marrë të gjitha paratë e mia, ne do të ishim mirë financiarisht”, shtoi më tej ajo.
“Ne gjithmonë bëjmë një buxhet në mënyrë që të kalojmë një jetë të arsyeshme. Nuk është e mjaftueshme për të lënë mënjanë diçka”, ka thënë 54-vjeçarja.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Zvicerania tani është duke kërkuar edhe ndihmë në rrjetin social, Facebook.
“Do të isha e lumtur nëse do të paguaja varrimin. Kështu që unë të mund ta paguaj atë”.
Thirrja për ndihmë është shpresa e saj e vetme për momentin, ndërkaq gjyqi kundër Loredanës është në vazhdim akoma.
The post Zvicerania deklaron se për shkak të Loredanës nuk mund të paguaj për funeralin e nënës appeared first on Vizion Plus.