Zbulohet arsyeja e ndarjes së Jennifer Lopez me Alex Rodriguez

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbulohet arsyeja e ndarjes së Jennifer Lopez me Alex Rodriguez

Gjithçka që nisi si një thashethem muajin e shkuar, në fund rezultoi i vërtetë: Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez nuk janë më bashkë.

Lajmi sigurisht që bëri xhiron e botës dhe mediet rozë “shpërthyen” menjëherë me lajme rreth ndarjes së momentit. Fillimisht burime jozyrtare thanë se çifti i famshëm kishte pasur probleme në marrëdhënien e tyre për të cilat po punonin për t’i zgjidhur kohët e fundit, por pa rezultat, madje dhe se kishin vendosur të mbeteshin miq.

Por, cila ka qenë arsyeja e prishjes së fejesës së këngëtares së njohur dhe ish-kampionit të bejsbollit? Sipas “E News”, Alex e dinte që do të ndaheshin sepse Jennifer kishte kohë që nuk ishte e lumtur.

Një tjetër burim tha se 51-vjeçares i ishte thyer besimi. “Kur besimi i saj thyhet, nuk ka kthim prapa. Ajo ndihet mirë për vendimin e saj sepse e di që Alex do të jetë akoma në jetën e saj, thjesht në një mënyrë tjetër. Ai po respekton vendimin e saj, por shpreson shumë se ata do të kthehen së bashku dhe po bën gjithçka për ta bërë J.LO të lumtur”, tha burimi./ Living

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy