Në vitin 2004, James Blunt publikoi një këngë që akoma sot është shumë e pëlqyer dhe e ridëgjojmë në radio dhe në platformat online, për rreth 20 vjet.
“You’re Beautiful” është një nga këngët të konsideruara më romantike në botë, me një histori dashurie që “stigmatizon” Blunt si një “romantik”. Pavarësisht hiteve që kishte bërë më parë, Blunt nuk kishte shkruar një këngë më të suksesshme. Ai arriti në numrin 1 në Billboard Hot 100, në SHBA, Kanada, Australi dhe disa vende evropiane.
Mirëpo, pas kësaj kënge që njerëzit e zgjedhin për propozim martese, në kërcimin e tyre të parë si të porsamartuar apo një darkë romantike, ka një histori.
Kohë më parë Blunt shprehu për ‘Huffington Post’ ankesën për ata që e pëlqejnë kaq shumë këngën dhe nuk ia kanë vënë fare veshin tekstit.
Të gjithë thonë: “Ah, është kaq romantike. E dua këtë këngë në dasmën time.”Epo, ata nuk e dinë se çfarë ndodh”, tha James Blunt.
Kjo nuk është këngë romantike. “You’re beautiful” nuk është një këngë romantike. Bëhet fjalë për një djalë që është nën efektin e drogës… . Aty po përndjek të dashurën e dikujt tjetër derisa i del përpara. Ky djalë normalisht duhet të çohet në një spital psikiatrik ose burg”, tha ai.
Pjesë nga teksti i këngës:
Jeta ime është e shkëlqyer, dashuria ime është e pastër
Unë pashë një engjëll, për këtë jam i sigurt
Ajo më buzëqeshi në metro
Ajo ishte me një burrë tjetër
Por unë nuk do rri pa gjumë për këtë
Sepse unë kam një plan
Ti je e bukur, je e bukur
Ti je e bukur, është e vërtetë
Pashë fytyrën tënde, në një vend të mbushur me njerëz
Dhe nuk di çfarë të bëj
Sepse nuk do të jem kurrë me ty