Këngëtarja Xhesika Polo, ishte e ftuar në studion e “Living Room” në Vizion Plus të moderuar nga Brunilda Lahe. Për publikun, Polo ka streguar “sfidat” me të cilat i është dashur të përballet për shkak të opinioneve të personave të tretë që lidheshin me peshën e saj. Pavarësisht kësaj, për shkak edhe të karakterit luftarak, Polo thotë se nuk e ka shqetësuar asnjë fjalë që dëgjonte.
Polo: Sfida ime me peshën…nuk mund të them se kam pasur një sfidë me peshën, por problemi dhe tema e peshës ka qenë një bashkëudhëtar i jetës sime që nga klasa e dytë edhe deri tani vonë që e kam marrëdhënien shumë të mirë me të.
View this post on InstagramAdvertisementA post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)
Si je përballur me këtë sfidë?
Polo: Unë kam qenë gjithmonë natyrë luftarake që në gjenezë, një njeri që perimetrin e saj e kishte shumë të vogël, pavarësisht se vizionin e saj e kishte shumë të madh. Për mua shqetësimi më i madh ishte marrëdhënia me veten time, nuk kisha problem nëse njerëzit merrnin anën me negatve të gjërave dhe më vinin epitete që asnjë fëmijë nuk do donte t’i dëgjonte. Çuditërisht, kjo gjëja mua, për shkak të karakterit të fortë më ka kalitur./vizionplus.tv