Xhesika Polo mbyll rrugëtimin, humbi sfidën me Florian Agalliun, Robert Aliaj merr mandatin e dytë si kryefermer

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Xhesika Polo mbyll rrugëtimin, humbi sfidën me Florian Agalliun, Robert Aliaj merr mandatin e dytë si kryefermer

Spektakli i së premtes mbrëma në ekranin e Vizion Plus vendosi edhe njëherë në peshore, garën për finalen e madhe të Ferma V.I.P.

Përmes televotimit, publiku përcaktoi dy më pak të preferuar-it, Florjan Agalliu-n dhe Xhesika Polo-n, një dyshe që e ka treguar karakterin sidomos në sfida.

Përballja mes tyre dhuroi adrenalinë në një ndërthurje të shkathtësisë, vëmendjes, durimit por edhe fatit. Xhesika Polo e humbi këtë betejë, por me dinjitet sikurse e quajti ajo, s’kualifikimin kundrejt Florit.

Këngëtarja ishte një nga personazhet që është renditur në sfidat e eliminimit me pjesën më të madhe të fermerëve V.i.p.-a dhe e ka treguar qartazi vendosmërinë e saj si dhe dëshirën për t’i shkuar deri në fund garës.

Advertisement

Ndërkohë, të gjithë konkurrentët brenda në fermë gjenden në televotim përveç Xhensila Pere-s e cila zgjodhi imunitetin përmes hajmalisë që përfitoi në mbrëmjen e njëzetenjë prime.

Robert Aliaj ka marrë nga agai mandatin e dytë si kryefermer pas një pune shembull që arriti të përmbushte në javën që lamë pas. Fermeri ka shpërfaqur edhe personalitetin e tij si piktor duke realizuar një ekspozitë, fitimet e së cilës do të shkojnë për bamirësi.

Nga ana tjetër, diskutimet gjatë spektaklit i dhanë mundësinë publikut që të kuptonte më shumë nga marrëdhënia mes Albano Bogdo-s dhe Baby G.

Sikurse i keni ndjekur 24 orë në shtatë ditë të javës përmes platformës digjitale Tring, dy fermerët kanë patur afrimitet intim në shtëpinë e njishit. Një raport që ka vazhduar në paqartësi, me Albanon që mohon të jetë serioze dhe Baby G që e akuzon se e ka shfrytëzuar për lojë.

Advertisement

(Fermerët e tjerë e shikojnë këtë raport me një lupë më kritike duke e patur të vështirë të kuptojnë pretendimet e secilës palë. Megjithatë mbetet për tu parë në vijim kursi që do të marrin zhvillimet në këtë reality show televiziv.)/vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy