Wanda Nara kërkon sërish divorcin nga Mauro Icardi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Wanda Nara kërkon sërish divorcin nga Mauro Icardi

Nëse menduat se marrëdhënia e Wanda Narës dhe Mauro Icardi ka gjetur qetësi, gaboheni! Pak ditë më parë ëanda Nara theu heshtjen dhe bëri të qartë se është ndarë nga Mauro Icardi .

“Mund t’i thuash ekipit tënd të mos flasë kaq shumë marrëzi”, ishte mesazhi i parë që Wanda i dërgoi Venturas, e mërzitur nga numri i madh i spekulimeve që anëtarët e emisionit bënë për ndarjen.

Dhe më pas erdhi konfirmimi: “Jam ndarë”.

Më pas, në një mesazh tjetër, Wanda shpjegoi pse, pavarësisht krizave, ajo vazhdoi lidhjen me Icardin.

Advertisement

“Për arsye personale dhe shëndetësore u përpoqa edhe një herë…”, tha ajo.

Mediat në Argjentinë duket se janë tashmë të sigurta, duke thënë se modelja ka kërkuar sërish divorcin nga futbollisti i Galatasarayt.

Kjo nuk është hera e parë që të dy ata po kalojnë krisje në marrëdhënie. Në vitin 2021, ata u bënë pjesë e një skandali, me modelen China Suarez që tregoi se kishte kryer marrëdhënie me Icardin ndërkohë që ai ishte i martuar me Wandën.

Advertisement

Po ashtu, në vitin 2022, modelja kërkoi divorcin nga sulmuesi, duke marrë të pestë fëmijët e saj dhe duke u larguar drejt Argjentinës, ndërkohë që ai po bëhej gati për transferimin në Turqi, por gjërat morën një rrjedhë tjetër dhe ata u rikthyen sërish bashkë.

Nara dhe Icardi kanë dy vajza, Francesca Icardi Nara (lindur më 19 janar 2015) dhe Isabella Icardi Nara (lindur më 27 tetor 2016). Teksa Wanda ka dhe tre të tjerë me ish-futbollistin Maxi Lopez./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy