Wanda Nara është kthyer, më seksi dhe më e guximshme se kurrë.
Në muajt e fundit ajo kishte zgjedhur të tregonte një anë tjetër të vetes, atë të nënës së butë duke postuar foto të momenteve që kalonte më fëmijët.
Megjithatë, ditët e fundit ndoshta ndikuar edhe nga izolimi i Parisit, me fotot e reja ajo , është kthyer të ndezë rrjetet sociale.
Së fundmi ka publikuar në rrjetet sociale një foto topless para pasyqres.
Wanda ka veshur vetëm një palë tuta të zeza, ndërsa pjesa e sipërme e trupit është krejtësisht e zhveshur. Në një profil të sajin përpara pasqyrës, në banjën e vilës së saj në Paris, ajo mbulon një pjesë të gjirit me krahun e saj, por ajo që është jashtë kontrollit është e bollshme për të ndezur fantazinë e ndjekësve të saj në instagram.
Wanda ka marrë të gjithë vëmendjen në një kohë të vështirë për partnerin e saj Icardi i cili është zhdukur nga radaret e PSG, ku nuk luan prej kohësh.