Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, si rrallëherë ka marrë disa minuta nga koncerti i saj për të ndarë një përjetim të saj me fansat.
Artistja u shpreh se ka kaluar edhe periudha të vështirë në jetë dhe me këtë deklaratë, falënderoi psikologen e saj, që ishte e pranishme në sallë.
Veçanërisht, Xhensila u ndal te periudha e shtatzënisë.
“Dua të bëj një monolog të vogël. Ndodh ndonjëherë që jo të gjithë kalojmë periudha të bukura, por e rëndësishme është që të kesh njerëzit e duhur në krah. Adelina të falënderoj shumë zemër, për gjithçka, për gjithë suportin që më ke dhënë në të gjithë rrugëtimin tim dhe gjatë gjithë shtatzënisë sime. Ishe një krah i fortë, faleminderit shumë”, tha këngëtarja./vizionplus.tv
Advertisement