Noizy dhe DJ Crax u arrestuan pak ditë më parë në Shëngjin pasi po kërkoheshin nga Policia e Kosovës për një incident të ndodhur në Pejë.
Në kërkim nga policia për ndihmë në këtë rast po kërkohet edhe reperi tjetër, Stresi.
Personazhet e famshëm që kanë kërkuar publikisht lirmin e Noizyt kanë qenë të shumtë. Nga Alban Skënderaj te Loredana dhe Oriola Marashi, postimet në rrjetet sociale nuk kanë munguar.
Por Xhensila Myrtezaji e ka çuar në tjetër nivel mbështetjen për mikun e saj.
Advertisement
Në një koncert së fundmi ajo ka bërtitur me mikrofon “Liri për Noizyn”./vizionplus.tv