Një stuhi e rrëmbyeshme ka goditur të martën qytetin e Torontos duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Reperi kanadez Drake ndau një video në rrjetet sociale ku tregon se edhe rezidenca e tij luksoze nuk i ka shpëtuar përmbytjeve.

“Më mirë të jetë Espresso Martini”, tha Drake në videon me ujin kaf të turbullt. Reperi duket se e ka marrë me sportivitet situatën dhe ka bërë shaka në Instagram.

Autoriteti i Ruajtjes së Torontos dhe Rajonit lëshuan një paralajmërim për përmbytje dhe tha se brigjet, lumenjtë dhe përrenjtë në Zonën e Madhe të Torontos duhet të konsiderohen të rrezikshme./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";