VIDEO/ Publikohen pamjet tronditëse të Celine Dion, kur pëson krizat e sëmundjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Publikohen pamjet tronditëse të Celine Dion, kur pëson krizat e sëmundjes

E skuqur, e përlotur, e rraskapitur dhe e paaftë për të kontrolluar trupin e saj, Céline Dion shfaqet duke përballuar një sulm të dhimbshëm 10-minutësh. Pamjet do të jenë pjesë e një dokumentari të ardhshëm që nxjerr në pah betejën e saj me Sindromën e Personit të Ngurtë (SPS).

Këngëtarja kanadeze shihet në kujdesin e profesionistët që përpiqen dëshpërimisht të lehtësojnë spazmat e saj të dhimbshme të muskujve, ndërsa një ekip kameramanësh filmon në heshtje përvojën e hidhur.

Dion, 56 vjeç, u diagnostikua me këtë gjendje, një çrregullim i rrallë neurologjik autoimun që shkakton ngurtësim të muskujve dhe spazma të pakontrollueshme. Betejat e saj të mëvonshme do të jenë gjithashtu pjesë e dokumentarit “I Am: Céline Dion”, e po ashtu edhe vendimi për t’u tërhequr nga syri i publikut duke u pajtuar me sëmundjen.

Advertisement

Céline Dion ndan pamjet tronditëse gjatë një krize nga

Në videon e shpërndarë, Dion pas krizës së pësuar shprehet: “Sa herë që ndodh diçka e tillë, të bën të ndihesh shumë i turpëruar dhe kështu, nuk di si ta shpreh. Megjithatë, unë ende e shoh veten duke kërcyer dhe kënduar. Unë e kam gjithmonë planin B dhe planin C, e dini. Kjo jam unë. Nëse nuk mund të vrapoj, do të eci. Nëse nuk mund të eci, do të zvarritem. Por unë nuk do të ndalem. Unë nuk do të ndalem”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy