Në mes të vorbullës së thashethemeve mbi Xhensina Myrtezajin, është përfshirë edhe Majk. Me apo pa dashje.

Këngëtari publikoi ditën e djeshme në profilin e tij një video të Xhensila Myterezajt ku shfaqej tejet seksi duke kërcyer. Por, i kishte ndryshuar audion, duke i vendosur këngën e Majk “Temelin” në sfond, teksa kishte etiketuar të dy këngëtarët.

Kjo video u publikua më pas në Instastory nga këngëtari, i cili u pendua dhe e fshiu shpejt. Mirëpo, jo aq shpejt sa ndjekësit mos t’i bënin screenshot. Në media filloi të aludohej mbi veprimin e tij. Pse e publikoi dhe pse e fshiu? Një ngacmim? Diçka më shumë? Apo një bashkëpunim?

Majk nuk ka dashur të lerë vend për asnjë spekullim mbi këtë temë dhe ka bërë shpejt një sqarim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Për të gjitha portalet që e kanë keqkuptuar, kjo është video që e kam postuar pasi dëgjova këngën time në sfond”, shkruan këngëtare./vizionplus.tv