Asnjë nga fansat e Nicki Minaj që ishin në Birmingham të Anglisë për ta parë, nuk priste që reperi të bënte një homazhe për Princeshën Diana.
Këngëtarja 41-vjeçare ishte në skenë dhe pyeti publikun e saj: “Nga jeni?”, kur dikush iu përgjigj: “Nga Uellsi”.
Nicki Minaj më pas përdori një theks britanik dhe foli për Princeshën Diana para turmës, duke e quajtur atë “shoqen e saj të mirë”.
“Uells a? Ajo më kujton gjithmonë një mikeshën time të mirë, e cila nuk është më këtu. Princesha e Uellsit. Le të mbajmë një minutë heshtje për të” , tha ajo në mënyrë karakteristike, duke lënë turmën të habitur me deklaratën e saj.
Kujtohet se kur Princesha Diana u nda nga jeta, në moshën 36-vjeçare, në vitin 1997, Nicki Minaj ishte vetëm 14 vjeç.
Nuk është çudi, përkushtimi i saj ndaj Dianës dhe duke e quajtur “shoqja ime e mirë” e bëri publikun të pyeste se çfarë ndodhi në Twitter.
“Një shoqja ime e dashur… Ajo ishte 14 vjeçe kur vdiq Diana…” , shkruan njëra, ndërsa tjetra shton: “Nëse unë mund të kem Krishtin si mik, atëherë ti mund të kesh Dianën”./vizionplus.tv