Bruce Willis vazhdon të luftojë betejën e tij me afazinë dhe demencën frontotemporale, me familjen e tij vazhdimisht në krah. Lajmi për problemin shëndetësor të aktorit 69-vjeçar u bë i ditur në shkurt të vitit 2022. Që atëherë, aktori i njohur është tërhequr nga aktrimi dhe po merret me problemin e tij shëndetësor larg syrit të publikut, me mbështetjen dhe dashurinë e të afërmve të tij.

Vajzat e Bruce Willis kanë ndarë herë pas here disa video me të atin me ndjekësit e tyre në internet. Këtë herë vajza e tij, Scout , ka postuar një video prekëse, në të cilën shihet aktori duke e përqafuar.

Së fundmi, Demi Moore, ish-bashkëshortja e Bruce Willis dhe nëna e Scout, ka folur në një intervistë që ka dhënë për CNN për gjendjen shëndetësore të yllit të Hollivudit , duke pohuar se ai është në një gjendje shumë të qëndrueshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";