VIDEO/ Ndizet sërish sherri me Kim Kardashian, Taylor Swift “e përshëndet” në mes të koncertit të saj gjigant

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Ndizet sërish sherri me Kim Kardashian, Taylor Swift “e përshëndet” në mes të koncertit të saj gjigant

“Sherri” mes Kim Kardashian dhe Taylor Swift vazhdon, ose më sakt nuk u ndal kurrë. Gjithçka nisi në 2016, kur ish-partneri i Kim Kardashian, Kanye West në tekstin e këngës së tij shprehej: Ndjehem sikur mund të bëj seks ende me Taylor sepse e bëra të famshme atë ku*vë.

Së fundmi, Taylor Swift këndoi për herë të parë në skenë, kënga drejtuar Kim Kardashian .

Ylli 34-vjeçar i popit shkroi këngën ‘thankK you aIMee’, në të cilën ajo i referohet personalitetit televiziv dhe grindjes së tyre ndër vite. Shkronjat e mëdha të titullit formojnë emrin “KIM”, ndërsa në këngë, Taylor Swift flet për dikë që “po e godiste kur ajo tashmë po e kishte të vështirë”.

@saffronslayter WEMBLEY N2 SUPRISE SONG THANK YOU AIMEE X MEAN #theerastour #erastour #taylorswift #suprisesongs ♬ original sound – Saffron Slayter

Kur ajo u ngjit në skenën në Wembley për të performuar këngën, Taylor Swift i tha audiencës: “Sa herë që dikush flet keq për mua, më bën të punoj më shumë dhe më bën më të vështirë”.

Advertisement

Në këngën “thanK you aIMe”, Swift këndon për një ngacmues “të bronztë, të nxirë me spërkatje” që nëna e saj “dëshironte të kishte vdekur”.

Ajo përmend gjithashtu se kundërshtari i saj po “shkel” mbi “varrin” e saj dhe pretendon se “lufta” e tyre nuk ishte “e drejtë”.

“Gjatë gjithë kësaj kohe ju po hidhnit grushta, unë po ndërtoja diçka”, këndon Swift. ” Dhe nuk mund ta fal mënyrën se si më ke bërë të ndihem.”/vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy