VIDEO/ Ndërhyjnë menjëherë truprojet, fansi i ngjitet në skenë Xhensilës, si reagoi këngëtarja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Ndërhyjnë menjëherë truprojet, fansi i ngjitet në skenë Xhensilës, si reagoi këngëtarja

Vetëm dy muaj pas lindjes së djalit, Xhensila Myrtezaji është rikthyer fuqishëm në koncerte në të cilat kishte munguar prej muajsh. Në një nga koncertet e fundit, Xhensilës i ka ndodhur një episod i papritur.

Një fans i këngëtares është ngjitur në skenë duke bërë badigardët të veprojnë menjëherë për ta ndaluar.

Xhensila shihet në video fillimisht e trembur nga, por pasi ka lexuar situatën dhe se ishte thjesht një fans i saj ka ndaluar djemt e sigurimit dhe ka përshëndetur djalin që u ngjit në skenë.

Advertisement

 

I ftuar ditën e djeshme në “Vizioni i pasdites”, Bes Kallaku foli për herë të parë pas zhurmës së madhe të divorcit të tij me Xhensilën.

“Vetëm për klikime dhe sukses, media i jep përparësi disa kuadrove dhe disa avokatëve apo disa figurave dhe personazheve që flenë me haluçinacione dhe flasin e baltosin emrin e një personi që ka 20 vite karrierë. Unë e marr problemin tim dhe e çoj në qiell, ia çoj Zotit. Është ai që vendos për gjithçka kur ti je në të drejtë tënde. Nuk kam pse merrem me gjarpërinj në tokë. Djali është 6 muajsh, është i vogël. Por dashuria e babait për vajzën, dhe dashuria e vajzës për babanë… Ajka është lule e bukur e gjakut tim. Deri tani, sa të rritet dhe pak djali, Ajka është dashuria ime më e madhe. Ajka është gjithçka e imja. Është shumë xheloze për Amenin. Me Ajkën jam shumë i lidhur. Për shkak të impenjimeve, kohën e lirë që kam mundohem t’i përkushtohem Ajkës, të shkoj të marr fëmijët dhe të rri me fëmijët”, u shpreh Bes Kallaku./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy