Pas dy muajsh në kërkim për dhunimin e Klea Prengës, , Antonela dhe Mariela Berisha janë vetëdorëzuar ditën e djeshme në policinë e Tiranës.
Sot, Antonela Berisha është paraqitur në hollin e Gjykatës së Tiranës ndërkohë që motra e saj Mariel ndodhet në arrest në burg. Seanca është shtyrë për ditën e nesërme (18 tetor). Shkak u bë mos shoqërimi i Mariela Berishës nga blloku i sigurisë në Gjykatën e Tiranës.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 gusht 2024, kur Klea, e cila ishte duke darkuar në një restorant, u sulmua barbarisht nga motrat, të cilat e goditën me sende të forta, përfshirë shishe qelqi, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë.
Ishte vetë e dhunuara Klea Prenga e cila denoncoi rastin në polici dhe madje në rrjetet sociale nxorri edhe fotot duke treguar tmerrin që përjetoi. Jo vetëm kaq, por motrat Berisha i kanë dërguar edhe mesazh kërcënues pasi e kanë sulmuar. Sipas hetimeve shkak i sulmit dyshohet një lidhje paralele e blogeres Klea Prenga me partnerin e Mariela Berishës./vizionplus.tv