Këngëtarja shumë e dashur e publikut, Mira Konçi është larguar prej rreth 1 dekade nga skena shqiptare, por edhe nga vendi, duke u shpërngulur në SHBA.
Por një natë më parë, këngëtarja është rikthyer pas shumë vitesh në skenë, ku ka performuar në Pallatin e Koncerteve për publikun shqiptar.
Të gjithë të pranishmit janë shprehur mjaft nostalgjik për performancat e saj të munguara prej vitesh në skenë.
Kujtojmë se rreth 4 vite më parë, lajmi i divorcit të Mira Konçit me Shpëtim Saraçin pas 25 vitesh martesë tronditi publikun. Kompozitori u rikthye në Shqipëri pas divorcit, ndërsa Mira dhe fëmijët qëndruan në SHBA.
Mira Konçi nuk është shkëputur përfundimisht nga muzika, pasi në New York ajo është e angazhuar me netët live për shqiptarët e Amerikës./vizionplus.tv