VIDEO/ Madonna shkakton debat, i kërkon fanses së paralizuar të ngrihet në këmbë gjatë koncertit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Madonna shkakton debat, i kërkon fanses së paralizuar të ngrihet në këmbë gjatë koncertit

Në një koncert të disa ditëve më parë, këngëtarja Madonna i ka kërkuar një gruaje në karrige me rrota të ngrihej në këmbë. Kjo pasi nuk e vuri re se zonja ishte e paralizuar.

Vanessa Gorman, e cila është një paraplegjike nga një aksident automobilistik i vitit 1999, tha se Madonna nuk kishte qëllim të keq.

“Disa njerëz janë në karrige me rrota dhe mund të ngrihen në këmbë, ajo nuk e kishte idenë se isha e paralizuar ,” tha Vanessa për TMZ.

“Çfarë po bën ulur atje? Çfarë jeni duke bërë ulur?”, i drejtohet Madonna në koncert fanses, para se ta shihte se ishte e ulur në karrige me rrota.

Madonna 65-vjeçare më pas e kuptoi gabimin e saj dhe kërkoi menjëherë falje.

Advertisement

“Oh ne rregull. Politikisht jokorrekte. Na vjen keq për këtë ”, tha ai në atë kohë. ” Më vjen mirë që jeni këtu.”/vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy