Nga India në Itali, motrat Kardashian janë gjithmonë aty ku është vëmendja. Kim dhe Khloé Kardashian bënë një sërë paraqitjesh mahnitëse në dasmën e Ambani në Mumbai javën e kaluar, dhe u nisën direkt nga festimet luksoze indiane në një ngjarje po aq emocionuese të martën.

Themeluesja e Skims, 43 vjeç, dhe motra e saj e vogël, 40 vjeçe, i ndërruan saritë e tyre (veshje tradicionale indiane) me fustane të zeza për të ndjekur koncertin e tenorit Andrea Bocelli në qytetin e tij të lindjes, Lajatico, Itali.

Kim shkëlqeu me një fustan të zi Gucci me rripa të hollë dhe një dekolte me prerje të ulët, duke kombinuar fustanin e mbrëmjes me rruaza me një shall koke të stilit retro. Sa i përket Khloé, ajo kishte veshur një fustan të zi të tejdukshëm në stil rrjetë peshku nga Dolce & Gabbana me një bluzë të zezë dhe pantallona të shkurtra poshtë, shkruan Living.

Bocelli dukej i emocionuar që motrat ishin të pranishme, duke ndarë një foto të tij me Kim dhe Khloé në Instagram dhe duke shkruar: Faleminderit @kimkardashian dhe @khloekardashian që ishin pjesë e kësaj dite të veçantë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Madje, treshja regjistroi një “Instagram Reel” me një sound viral në rrejtet sociale nga seriali i Kardashians.