Të gjithë sytë janë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike sonte. Për më tepër që Celine Dion pritet të bëjë rikthimin e saj muzikor.
56-vjeçarja, e cila po lufton me Sindromën e Njeriut të Ngrire, pas gati tre vitesh do të këndojë para publikut, në shoqërinë e Lady Gaga-s . Kështu këto ditë ajo ndodhet në Paris dhe mbrëmjen e së enjtes së 25 korrikut ka bërë një dalje jashtë hotelit të saj duke u pritur me shumë admirim.
Dioni fillimisht iu afrua disa fansave të saj, mori lulet që ata i ofruan dhe kërceu me gëzim. Më vonë, ajo hipi në makinën që e çoi në daljen e saj dhe doli në dritare për të përshëndetur turmën që ende brohoriste.
La folie Céline Dion s’empare de Paris Scène hors du temps devant le Royal Monceau ! #PARIS2024 pic.twitter.com/lvWCy62PNJ
Advertisement— Paris Match (@ParisMatch) July 25, 2024
CÉLINE DION THE LEGEND THAT YOU ARE !!!!#CelineDion #Olympics pic.twitter.com/33JN1ZnlMr
— céline (@celineewim) July 25, 2024
Celine Dion nuk e ka konfirmuar se do të këndojë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike . Megjithatë, Guardian dhe media të tjera ndërkombëtare e marrin si të mirëqenë rikthimin e madh të yllit në skenë dhe më gjerë. Sipas një postimi të publikuar në faqe, së bashku me Dionin, në skenë do të jetë edhe Lady Gaga./vizionplus.tv