
Vetëm dy muaj pas lindjes së djalit, Xhensila Myrtezaji është rikthyer fuqishëm në koncerte në të cilat kishte munguar prej muajsh.
Por ky rikthim ka ardhur bashkë me lajmin e bujshëm të divorcit me Bes Kallakun. Në një koncer të ditëve të fundit, fansat i kanë përmendur ish-bashkëshortin Xhensilës dhe reagimi i kësaj të fundit nuk pritej.
“Xheloz ëëë”, ka thënë këngëtarja duke ju drejtuar fansit që thirri emrin e Besit.
Kujtojmë se Bes Kallaku konfirmoi ndarjen me Xhensilën në “Ferma VIP” ku ka rolin e Kryeplakut.
“Gocën e takoj më shpesh, djalin e shoh pak më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten. Por mërzitem ndonjëhere se njeriut i ndodhin disa situata në jetë që nuk i ka pritur. Është pak e vështirë. E rëndësishme është që të jenë më mirë, të jemi falenderues se ndodh që nuk vlerësojmë ditët e mira”, tha aktori./vizionplus.tv