Ylli brazilian Neymar është në pritje të fëmijës së tij të katërt, ndërsa partnerja e tij, Bruna Biancardi, ka ndarë emocionet e këtij momenti të veçantë me ndjekësit në rrjetet sociale.
“Po jetojmë një fazë kaq të ëmbël dhe nuk mund të mos ndajmë me ju se Zoti ka dëgjuar edhe një herë kërkesat tona,” shkruan Bruna, duke shtuar: “Mirë se të vish, bijë.”
View this post on Instagram
AdvertisementA post shared by BRUNA BIANCARDI (@brunabiancardi)
Bruna dhe Neymar mirëpritën vajzën e tyre të parë së bashku, Mavie, në tetor të vitit të kaluar. Megjithatë, lidhja e tyre ka kaluar sfida të mëdha. Konfirmimi i shtatzënisë së parë të Bruna-s shënoi një pikë të rëndësishme në marrëdhënien e çiftit, pasi doli në dritë se futbollisti e kishte tradhtuar.
Gjatë asaj kohe, modelja dhe influencuesja braziliane Amanda Kimberleya bëri publik faktin se ishte shtatzënë me fëmijën e Neymar, ndërsa Bruna ishte në pritje të Mavie-s. Vajza e Neymar dhe Amanda-s, Helena, tani është katër muajshe.
Pavarësisht këtyre sfidave, Neymar dhe Bruna kanë zgjedhur t’i japin një shans të ri marrëdhënies së tyre. Me ndihmën e terapisë dhe mbështetjen e miqve të ngushtë, ata e kanë përforcuar lidhjen gjatë verës dhe tani presin me gëzim një tjetër vajzë për të shtuar familjen e tyre.