“Vetëm unë dhe Edi Rama”, profesori nga Elbasani i pasionuar pas kostumeve dhe kollareve: Kam lind për qejf

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Vetëm unë dhe Edi Rama”, profesori nga Elbasani i pasionuar pas kostumeve dhe kollareve: Kam lind për qejf

Taulant Monçi është profesori i muzikës nga Elbasani i cili ka pasion të vishet dhe të duket bukur.

Profesori 71-vjeçar rrëfeu sot për emisionin “Vizioni Pasdites” me moderatore Brikena Priftin se si lindi pasioni i tij për tu veshur bukur dhe për të kuruar pamjen e tij në maksimum.

Taulanti tha se ka plot 79 kostume në garderobën e tij dhe se asnjë prej tyre nuk është njësoj. Secili kostum ka të veçantën e tij. “Vetëm unë dhe Edi Rama kemi kaq shumë kostume”, tha profesori i muzikës.

Një nga elementët për të cilet njihet profesori 71-vjeçar është kombinimi i ngjyrave. Kostumet të kombinuara me një ngjyrë janë të preferuarat e profesorit. Por jo vetëm kaq, profesori kombinon ngjyrën e kostumeve me biçikletat.

Advertisement

Taulant Monçi: Dua të mbahem mend si një burr që vishem bukur, që kur isha fëmijë nëna më mësoi të bukurën. Kam pas fatin e mirë që nëna me edukoi. Babi më dhuroi nikoqirllëkun pastërtonë, nëna të bukurën si rrobaqepëse që ishte. Mundohem ta mirëmbaj bukurinë, deri sa të jem gjallë e bukura te unë do të mbesi. E bukura është në çdo sekond në shtëpinë time.. Unë kam lind për qejf, mos me jep të ha, më bini një gotë raki…unë marr 6 muaj jetë nga kjo vazo e bukur./vizionplus.tv/ 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy