
Këngëtarja e muzikës popullore, Eglantina Toska e ftuar në “Vizioni i Pasdsdites” të moderatores Brikena Prifti, zbuloi se sa ka qenë bakshishi më i madh që ka marrë në dasëm.
Toska tha se në Kavajë i kanë hedhur më shumë para.
E pyytur me batutë nga moderatorja se në cilat zona të Shqipërisë hidhen më shumë lekë në dasma, Eglantita Toska tha se ka më shumë para në veri.
Pjesë nga biseda:
Brikena Prifti: Duket se ka më shumë para në veri?
Eglantina Toska: Po kjo është e vërtetë, atje rëndon më shumë.
Brikena Prifti: Sa ka qenë bakshishi më i madh që ke marrë?
Eglantina Toska: Dy mijë euro. Në Kavajë ka qenë, i përshëndes kavajsit.
Brikena Prifti: Projekti muzikor që ndoshta dhe te eventet, cila është kënga që duan më shumë?
Eglantina Toska: Kur jam në Elbasan duan “Elbasani i bukur”. Kurse më shumë “Pipëzat e reja”.
Brikena Prifti: Kënga jote e preferuar?
Eglantina Toska: Nuk e di, kam disa këngë që më pëlqejnë.
/Vizionplus.tv/