Sot në Ferma Club, me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ishte e ftuar influencerja Sarah Berisha. Motra e një ndër fermereve më të komentuara, Ditea Berishës.

Sarah pohoi se Ditea është në fermë njësoj siç është jashtë, me ndjeshmëritë e saj, por edhe me nervat që nuk i mungojnë.

“Ditea është siç është në jetën reale. E shpreh edhe në ekant që nuk është person që bën lajka. Ditea është shumë e qetë, por nëse ja kalon cakun është nevrike. Është emocionale, por edhe shpërthen”, tha Sarah.

Blogerja u pyet për një koment të vëllait të Albano Bogdos, i cili në të njëjtin kolltuk disa ditë më parë tha se miqësia e Diteas krah Albanos nuk i duket e pastër. Sara kundërshtoi këtë deklaratë nga Kevin duke u shprehur se i duket një shoqëri shumë e mirë mes tyre, por gjithashtu tha se e kupton.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Shoqëria me Albanon më duket shumë e pastër. Flas dhe në emër të prindërve dhe e falenderojmë Albanon që i ka ndenjur afër. Albano i ka thënë disa gjëra si ta kisha porositur unë. Nuk e kam njohur përsonalisht, por e vlerësoj shumë. Ka humor, është djal me shumë bagazh dhe i lexuar. Unë e kuptoj vëllain e Albanos. Se ne shohim vetëm personin e afërt që kemi aty brenda. Varet, secili i sheh në mënyrën e tij. Unë kur shoh Ditean në debat shoh krahun për t’i dhënë të drejtë motrës sime “, u shpreh Sarah Berisha./vizionplus.tv