“Një burrë agresiv, që mund të jetë, nën efektet e drogës dhe alkoolit, po shkaton zhurmë”, kështu u shpreh në telefonatën që i bëri policisë, menaxheri i hotelit nga ku ndërroi jetë këngëtari me famë botërore, Liam Payne.

Mediat argjentinase raportojnë se menaxheri i hoteli njofton policinë duke thënë se në dhomë kishte drogë dhe mobiljet ishin shkatërruar.

Po ashtu, ai i tha policisë së Liam ndodhet në ballkon dhe po sillet agresivisht dhe çuditshëm, ndërsa siç raportohet, shprehu frikën se mund të binte.

“Ka një ballkon dhe ne kemi frikë se mund të bëjnë diçka për të vënë në rrezik jetën e tyre”, tha menaxheri në telefonatën me policinë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Menjëherë pasi policia mbërriti në vendngjarje, një zhurmë e fortë u dëgjua nga oborri i brendshëm i hotelit, ku më pas oficerët gjetën trupin e Payne./vizionplus.tv