Vetëm pak ditë më parë, aktorja e njohur Olta Gixhari, zbuloi se shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë.
Ndërkohë dje, Olta postoi një foto të saj ku falenderoi të gjithë fansat që e kanë uruar për shtatzëninë.
Ndërsa u shpreh se së shpejti do të publikojë foto ku duket barku i rrumbullakosur.
“Faleminderit me zemer per gjithe urimet tuaja, ma keni bere edhe me te embel pritjen e bebushit tim
Aktualisht Olta ndodhet në Spanjë ku është zhvendosur për të jetuar me partnerin e saj misterioz.
Ajo ka zgjedhur ta mbajë larg publikut mashkullin që i ka rrëmbyer zemrën duke publikuar vetëm një foto me të e shtrirë në plazh, por që nuk i tregon fytyrën.