Pranverë me rrebeshe dhe një klimë aspak e qëndrueshme në Fermën Vip.
Kështu mbërriti e gjithë esenca e spektaklit permes ekranit të Vizion Plus, në mbrëmjen e pesëmbëdhjetë prime, teksa u trazuan edhe njëherë bindshëm të gjitha strategjitë e lojës.
Me votën e publikut, Valer Kolnikaj rimori statusin e fermerit ndërsa rikthimi i tij në garë ishte një surprizë jo fort e mirëpritur nga shumica e konkurentëve. Pas aventurës në Arameras, duket se nuk ka kthim pas për Valerin i cili premton se do ta ngacmojë me çdo kusht bashkëjetesën në fermë.
Një konkurent për të cilin edhe fermerët e tjerë nuk i kursejnë vlerësimet sa i takon lojës brenda kushteve të izolimit, pavarësisht pakënaqësive kundrejt tij në raportet ndërpersonale.
Tërheqja nga gara e Dijonis Bibës po ashtu nuk mund të kalonte pa vëmendje. Jo vetëm një konkurent më pak në fermën Vip por një personazh që është mbështetur në vazhdimësi nga publiku i cili e ka renditur ndër më të preferuarit.
Ndërkohë, televotimi për Albano Bogdon, Florjan Agalliun, Ditea Berishën dhe Xhesika Polon mbetet i hapur deri në prime-n e radhës.
Në krye të fermës agai emëroi Gloria Meshin. Në këtë mandat të parë të saj, me një fermere të re tashmë pa imunitet, hyrjen e Valerit dhe një katërshe të fortë në televotim, dinamika e ngjarjeve premton të mos kursejë spektakël.
Për të gjitha detajet, mund të ndiqni Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2 në platformën digjitale Tring, me cilësi absolute. Po ashtu mos humbisni momentet pikante e të përmbledhura në kanalin zyrtar të you tube, Ferma Vip Albania./vizionplus.tv/