Sot Dua Lipa është vajza e ditëlindjes! Këngëtarja me famë botërore, me origjinë nga Kosova feston sot 29-vjetorin.

Ajo ka bërë vetë një postim në rrjetet sociale ku ka pozuar me tullumbace dhe ka zbuluar vetë moshën e saj.

“29! Dhe jeta sa vjen e bëhet më e mirë. Faleminderit për të gjitha urimet e ditëlindjes. Ju dua”, shkruan Dua Lipa.

Dua Lipa mund të quhet padyshim vajza e sukseseve. Aktualisht, tri albumet e saj, “Dua Lipa” i vitit 2017, “Future Nostalgia” i vitit 2020 dhe “Radical Optimism” i këtij viti, janë në mesin e 10 albumeve më të dëgjuara të momentit në Mbretërinë e Bashkuar./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";