Një ditë më parë, më 23 gusht këngëtari i mirënjohur Ermal Fejzullahu mbushi 36 vjeç.

Mes shumë urimeve në rrjetet sociale për këngëtarin, duket se më speciali është nga babai i tij, Sabri Fejzullahu.

“Si fëmijë ke qenë: Ermal o sherr i madh, tani je: Ermal o ylli jonë që bën dritë kur këndon. Urime bota e babit”, ka shkruar Sabriu, duke shoqëruar urimin me një
kolazh prej dy fotove të Ermalit, një nga fëmijëria dhe një tjetër nga vitet e fundit.

Sot Ermali është baba i 4 fëmijëve. Ai Këngëtari dhe influencerja, Ariana Fejzullahu kanë 3 vajza dhe një djalë./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";