“U trafikova në lule të rinisë”/ Flet Miss Universe Kosovo që tronditi me rrëfimin e saj, ja çfarë e shqetëson

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“U trafikova në lule të rinisë”/ Flet Miss Universe Kosovo që tronditi me rrëfimin e saj, ja çfarë e shqetëson

Historia e Tuti Sejdiut, missit që rrëmbeu kurorën si më e bukura nga Kosova në Miss Universe Kosovo 2021, u bë virale nisur nga historia e trishtë e trafikimit të saj që në moshën 13 vjeçare. Në një intervistë për emisionin “Vizioni i Pasdites” në televizionin kombëtar Vizion Plus ajo rrëfen fitoren në Miss Universe dhe trafikimin në Serbi.

 

“Në moshën më të mirë të rinisë, në moshën 13 vjeçare jam trafikuar nga Kosova në Serbi. Më kanë bullizuar edhe në shkollë, edhe në rrugë. Nuk kam bërë turp asgjë, kam qenë vetëm 13 vjeç. Në ditën e tetë në Serbi më ka gjetur interpoli. Kam qëndruar në jetimore. Serbia ka bashkëpunuar me Kosovën për të më sjellë te familja ime”, tregon Miss Universe Kosovo 2021.

 

Advertisement

19-vjeçarja nga Komuna e Gjilanit tregoi se e ka takuar babain e saj pas fitores në Miss Universe, por çfarë e shqetëson bukuroshen?

 

“Ajo çfarë më ka dhembur është se i ka ndodhur babit kjo fatkeqësi. Se mua edhe nëse prapë më ndodh, jam e fortë. Kam filluar të shpresoj se drejtësia do të vijë në vend së shpejti. Një ëndërr që e kam pasur është bërë realitet. Edhe ia kam bërë realitet edhe familjes, babit. Kështu që kjo kurorë i dedikohet babit”, thekson Tuti Sejdiu.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy