Prej ditësh mediet rozë kanë dy protagonistë: Zayn Malik dhe Gigi Hadid të cilët duket se i kanë dhënë fund lidhjes një vit pasi vajza e tyre, Khai, erdhi në jetë. Shkak duket se është bërë një përplasje mes Zayn dhe Yolanda që ka degjeneruar në dhunë fizike nga këngëtari ndaj vjehrrës së tij gjatë kohës kur Gigi ishte në Europë duke marrë pjesë në sfilatat e javës së modës në Paris dhe Milano.
Sipas një burim të afërt, Yolanda ndërhynte rregullisht në jetën e Zayn duke u sjellë sikur të ishte në pronën e saj dhe kjo situatë e përsëritur ka vështirësuar gjërat. Gjithashtu, bisedat për privatësinë e vajzës së tij ishin një burim i shpeshtë konflikti. Një burim shumë i afërt me Gigi-n ka zbuluar më herët për ‘People’ se: “Yolanda është shumë e mërzitur me Zayn, por Gigi ia ka bërë të qartë se vajza ka nevojë për babin e saj.” Aktualisht, familja Hadid është shkëputur nga çdo raport me Zayn, madje nuk ndiqen më në Instagram./ Living