Javët e fundit ata ishin vendosur në qendër të vëmendjes pasi po përflitej se po shkonin drejt divorcit dhe nuk është hera e parë që diçka e tillë flitet në lidhje me ta.
Në mediat turke thuhej gjithashtu se Burak i kishte kërkuar Fahriyes të ndiqte disa seanca te psikologu pas vdekjes së babait të saj, por ajo nuk kishte pranuar. Gjithashtu u raportua se problemi më i madh i çiftit ishte edukimi i djalit të tyre, duke mos pasur pajtueshmëri në lidhje me rritjen e tij dhe si pasojë kanë përjetuar shumë konflikte.
Të gjithë këto zëra u shuan sot nga një video që ka postuar Burak në rrjetet sociale.
“Kjo është gjendja në shtëpinë tonë”, ka shkruar Burak përkrah videos dhe tashmë nuk duhet të keni asnjë fije dyshimi për marrëdhënien e tyre./ Living
The post U përfol se po shkonin drejt divorcit/ Burak bën gjestin që i “mbylli gojën” të gjithëve appeared first on Vizion Plus.