Këngëtarja Krusita sqaron të gjitha aludimet në lidhje me largimin e saj nga logoja muzikore “Threedots”. E ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, ajo tha se tashmë është nën menaxhimin e vetes, por me një mbështetje të madhe nga një tjetër artiste e mirënjohur shqiptare. Bëhet fjalë për Fifi, e cila së fundmi ka marrë rolin e mentores së saj.

Në lidhje me “Threedots”, Krusita nënvizoi se ndonëse tashmë nuk është pjesë e tyre, ende i mban marrëdhëniet korrekte me pjesëtarët e grupit.

“Unë nuk jam pjesë e një label-i, nuk kam dashur asnjëherë të jem pjesë. Në Threedots më kanë mirëpritur shumë, shumë mirë dhe i kam marrëdhëniet shumë të mira dhe sot. Megjithatë vendosa që të punoj vetëm, dhe Fifi ma ofroj mbështetjen e saj. Më vjen shumë mirë që në shoëbiz ka ende njerëz që e bëjnë këtë gjë, sidomos femra”, u shpreh kengetarja.

E pyetur nësë e ka bezddisur fama në lidhje me djemtë,Krusita u shpreh se është single.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Për momentin jam single. Zakonisht është pak e vështirë për një njeri që nuk është pjesë e artit të të kuptojë. Megjithatë unë do e gjej njeriun që do më kuptojë”, tha Krusita.

Për më tepër, këngëtarja e hitit “Akull”, është kthyer pas në kohë për të treguar fillimet e saj në botën e showbiz-it shqiptar. Sipas saj, kolegët më të ngritur në karrierë nuk janë treguar të drejtë me të.

The post U largua nga Threedots, flet Krusita: Jam më mirë vetëm/ Ja si e dua mashkullin e jetës appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";