Kapitulli i ri në romancën e nënës së Neymar Jr, Nadine Gonçalves, me të riun Tiago Ramos. Mësohet se nëna e “yllit” brazilian ka vendosur të rifillojë lidhjen me këtë 22-vjeçar, me të cilin ishte ndarë pasi mësoi se kishte pasur një marrëdhënie me kuzhinierin e sulmuesit.

Nadine Gonçalves ka zgjedhur që Tiago Ramosit t’i japë një mundësi të re dhe në Brazil nuk flitet për asgjë tjetër. Thashethemet e pajtimit kanë shpërthyer, pasi vetë protagonisti ka ndarë një imazh në rrjetet e tij sociale nga një vend shumë afër vendbanimit të nënës së Neymarit.