Britney Spears i ka kërkuar falje Justin Timberlake për gjërat që ka shkruar për të në autobiografinë e saj.

Këngëtarja 42-vjeçare në një postim në Instagram u shpreh se i vinte keq nëse kishte “ofenduar ndonjë nga njerëzit për të cilët me të vërtetë kujdesem”, duke e shoqëruar së bashku me një klip të Justin Timberlake duke kënduar në Saturday Night Live.

Spears botoi librin e saj, The Woman In Me, në tetor, ku zbuloi se kishte bërë një abort ndërsa ishte në lidhje me këngëtarin.

Në postim, ajo shkroi: “Dua të kërkoj falje për disa nga gjërat për të cilat kam shkruar në librin tim. Nëse kam ofenduar ndonjë nga njerëzit të cilët vërtet i kam përzemër, më vjen shumë keq…”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Unë gjithashtu doja të them se jam i dashuruar me këngën e re të Justin Timberlake ‘Selfish’ Është shumë e mirë dhe si ndodh që sa herë që shoh Justin dhe Jimmy së bashku unë qesh kaq shumë ???”, përfundoi Britney.

Spears ishte 17 vjeçe kur nisi lidhjen me Justin Timberlake në 1999 pasi u takuan në Mickey Mouse Club.

Dyshja ishin bashkë deri në vitin 2002. Në kujtimet e saj, Spears e përshkroi shtatzëninë e paplanifikuar si një “surprizë”.

“Për mua, nuk ishte një tragjedi. Por Justin definitivisht nuk ishte i lumtur për shtatzëninë. Ai tha se ne nuk ishim gati të kishim një fëmijë në jetën tonë, se ishim shumë të rinj”, rrëfeu ajo. “Nëse do të ishte lënë vetëm në dorën time, nuk do ta kisha bërë kurrë.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo gjithashtu e përshkroi abortin si “një nga gjërat më të dhimbshme që kam përjetuar ndonjëherë në jetën time”.

Spears ka dy fëmijë me reperin dhe balerinin Kevin Federline, me të cilin u martua në vitin 2004./living