Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të dytë më 8 qershor. Pas djalit, Efehan, familja e tyre u shtua me një vajzë, Alinën. Në videon e saj të fundit në youtube, Almeda ka ndarë disa detaje nga shtatzënia me të ku ka treguar se ishte më e vështirë se ajo me Efehan.
“Shtatzënia me Efen ishte e lehtë, por me Alinën jo. Prej pandemisë nuk dilja dot nga shtëpia. Më përzihej, doja të flija gjithë kohën, kisha rrathë të zinj poshtë syve, u shëmtova shumë”, u shpreh Almeda.
Ndër të tjera, ajo tregoi se Tolga kishte shumë dëshirë të kishin dhe një fëmijë të tretë, por ndryshoi mendje pas lindjes së Alinës, kur pa sa shumë vuajti bashkëshortja e tij, për plot 16 orë.
“Tolga po mendonte për një fëmijë të tretë, derisa pa lindjen e Alinës. Më tha: Më vjen keq për ty, nuk do të të lodh më, e mbyllim historinë e fëmijës së tretë”, tha ajo./ Living