Të gjithë e njohin si “Elsa”, Eva Alikaj feston sot ditëlindjen, sa vjeç mbush aktorja e njohur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të gjithë e njohin si “Elsa”, Eva Alikaj feston sot ditëlindjen, sa vjeç mbush aktorja e njohur

Sot është ditë feste për aktoren e njohur të skenës shqiptare. Eva Alikaj ka ditëlindjen dhe mbush sot 63 vjeç.

Padyshim që roli i jetës së saj me të cilën shqiptarët do ta identifikojnë gjithmonë është Elsa, te “Pallati 176”. Eva Alika ka dhënë mjaft shumë nga vetja për kinematografinë shqiptare ndër vite.

Kur ishte vetëm 21 vjeç fitoi Kupën si “Aktorja më e mirë” e Festivalit V të Filmit Artistik Shqiptar, për rolin e Verës në filmin “Njeriu i mirë”. Një vit më pas, u diplomua për aktore në Akademinë e Arteve të Tiranës dhe iu bashkua trupës së Teatrit Kombëtar.

Advertisement

Më 1986 ajo luan rolin e Elsës në komedinë “Pallati 176”, një personazh mjaft i dashur për publikun shqiptar. Vazhdon të luajë me sukses në film, duke u vlerësuar me çmime në gjithë vitet ’80.

Në 2007 kthehet përkohësisht Tiranë për një muzikal. Që nga 2009, ajo është kthyer më shpesh në Tiranë dhe me role të mëdha në Teatrin Kombëtar, siç ka qenë edhe roli i saj kryesor në shfaqjen “Kush ka frikë nga Virxhinia Ulf”, që me suksesin që pati ishte një rikthim dinjitoz i Eva Alikaj në karrierën e lënë përgjysmë në atdheun e saj.

Disa nga rolet e interpretuara nga Eva Alikaj janë: Elsa te “Pallati 176”, Marta te “Kush ka frikë nga Virxhinia Ulf”, Linda tek “Shirat e vjeshtës”, që i dhuron Medalionin e Festivalit VI, Etleva tek “Treni niset në shtatë pa pesë”. Role të tjerë janë Ilona në “Botë e padukshme” (1987), Ana në “Jeta në duart e tjetrit” (1990), Evgjenia në “I paharruari” (1984), Drita në “Vendimi” (1984), Irena në “Hije që mbeten pas” (1985), dhe Edlira në “Stolat në park” (1988). Ajo është dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh”./vizionplus.tv

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy