Një ditë pasi në Britani u mbajt parada tradicionale për ditëlindjen e Mbretit, që shënoi edhe herën e parë që Princesha e Uellsit u shfaq publikisht që kur u diagnostikua me kancer të dielën Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis kanë postuar mesazhin e tyre të parë në rrjetet sociale me një fotografi të bërë nga Princesha Kate.

Në foton e publikuar në “X” shfaqet Princin William dhe tre fëmijët e tij. “Të duam babi! Gëzuar ditën e baballarëve”, shkruhet krahas fotos.

Kujtojmë se në muajin Mars të këtij viti, Princesha e Uellsit Kate Middleton i tronditi të gjithë kur zbuloi se po përballej me kancerin. Teksa ajo po i nënshtrohet kimioterapisë dhe është totalisht e fokusuar në shëndetin e saj, nuk kanë munguar as fotot e ëmbla me 3 vogëlushët në rrjetet sociale.

Edhe Mbreti Charles, 75 vjeç, është nën kujdes mjekësor pasi vuan nga kanceri dhe së fundmi ka pakësuar detyrat e tij publike.

Si pjesë e një prej veçorive e shumta të familjes mbretërore britanike, e shtuna nuk është ditëlindja e vërtetë e mbretit, ai ka lindur në nëntor. Ashtu si nëna e tij, Mbretëresha Elizabeth II, mbreti Charles feston një ditëlindje zyrtare të shtunën e dytë të qershorit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Data u zgjodh sepse moti në përgjithësi është i mirë, megjithëse këtë të shtunë dielli i la vendin një dite të zymtë dhe me shi në Londër.