Një tjetër rekord është thyer nga Taylor Swift me koncertin e tetë që performoi gjatë turneut europian të saj “Eras”, të martën më 20 gusht.
Me këtë shfaqje në Wembley legjendar në Londër, ajo ka kaluar rekordin e numrit të paraqitjeve të mbajtura nga Michael Jackson gjatë turneut të tij botëror “Bad”. Mbreti i Pop-it performoi shtatë shfaqje, ku Princesha Diana ishte në mesin e audiencës që e shijoi atë.
“Sapo më bëtë artistin e parë solo që performoi në Wembley tetë herë në një turne të vetëm”, tha Taylor Swift gjatë shfaqjes, siç raportohet nga BBC News. /vizionplus.tv
Advertisement