Taylor Hill ka zbuluar se ka kryer një abort tre vjet më pare, duke përshkruar kështu përjetimin e saj.

Modelja e Victoria’s Secret, e cila është e martuar me Daniel Fryer, foli në podkastin ‘On Purpose With Jay Shetty’ dhe fillimisht tha: ‘Rreth tre vjet më parë, pata një abort. Nuk kam folur kurrë më parë për të”.
Më pas ajo shpjegoi se ishte diçka që e kishte ndarë vetëm me familjen dhe miqtë e saj të ngushtë.

 “Ishte një situatë vërtet, vërtet e çuditshme. Nuk është sikur po përpiqesha të bëja një fëmijë. Unë isha ende e fejuar me burrin tim. Nuk kishim në plan të kishim familje, as nuk e kuptova se si ndodhi”, tha ajo.

Duke qenë se nuk ishte në planet e saj të bënte fëmijë, ajo zgjodhi abortin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Së fundi, ajo tha se ndërsa e dinte se koha nuk ishte e duhur dhe donte të besonte se çdo gjë ndodh për një arsye, ajo ishte absolutisht e shkatërruar që nuk u bë nënë.