Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, vazhdon që të tërheqë vëmendjen e fansave me postimet që bën në rrjetet sociale, ku është mjaft aktive.
Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit një foto ku shfaqet brenda në vaskë, e mbuluar me shkumë.
Me foton në fjalë, Beatrix ka treguar se është kthyer në Prishtinë pas një kohe të gjatë. “Natën e mirë Prishtina, ndihem shumë mirë pas rikthimit”, shkruan ajo krahas pozës mjaft provokuese.
Advertisement
Fotoja ka marrë me mijëra pëlqime dhe qindra komente ku ndjekësit e kanë komplimentuar për bukurinë dhe për format trupore.