Vajza e Albërie Hadërgjonaj, Anxhelina, ka tërhequr gjithmonë vëmendjen me pozat provokuese që shpesh ndan në rrjete sociale.
Bukuroshja, e cila prej kohësh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është shumë e ndjekur në profilin e saj në “Instagram”, ku ndan shpesh momente nga përditshmëria e saj.
Anxhelina eksperimenton shpesh me pamjen e saj, por së fundmi është shfaqur me një look krejtësisht ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shikojmë.
Këngëtarja ka provuar gërshetat e famshme, trendi më i ri i momentit që është përqafuar nga shumë personazhe publik shqiptar.
Me fotot e fundit që ka publikuar në rrjetet sociale, e veshur me bikini teksa shijon rrezet e diellit, ku nxjerr në pah linjat perfekte trupore, Anxhelina i ka lënë të gjithë pa fjalë.