Disa persona kanë qëlluar me armë zjarri drejtë shtëpisë së reperit Drake. Si pasojë një roje sigurie në rezidencën e artistit kanadez është plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në një spital të Torontos me lëndime të rënda por jo kërcënuese për jetën pas të shtënave herët në mëngjesin e së martës.

Paul Krawczyk i shërbimit policor të qytetit u tha gazetarëve të martën se hetuesit kishin pak informacion dhe po studionin pamjet e vëzhgimit për të gjetur pista. Sulmuesi raportohet se është parë duke ikur nga zona me një automjet.

Drake, emri ligjor i të cilit është Aubrey Graham, kohët e fundit ka patur një përplasje publike me reperin kalifornian Kendrick Lamar në një seri “diss tracks”. Krawczyk tha se policia ishte në dijeni të tensionit mes dy reperëve, por nuk e lidhi konfiktin e tyre me të shtënat./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";