Ethet e garës sa vijnë e shtohen në spektaklin më të madh të talenteve në Shqipëri. “Albania’s Got Talent” përmbyll sot audicionet përzgjedhëse, në një tjetër natë emocionuese, plot të papritura dhe mbi të gjitha me shumë talente.

Katër anëtarët e jurisë, Agron Llakaj, Adelina Ismajli, Ledina Çelo dhe Kastro Zizo, do të duhet të përzgjedhin për herë të fundit këtë mbrëmje shtatë nga më të talentuarit, për të vijuar rrugëtimin drejt netëve gjysmëfinale.

Performanca mbresëlënëse që do të befasojnë jo vetëm jurinë, por edhe publikun, priten gjatë kësaj puntate, ndërsa Ledina Çelo mbetet ende pa shtypur butonin e artë.

A do të mundet ndonjëri prej konkurrentëve në garë të bindë artisten për të zgjedhur “Golden Buzzer-in” e mbrëmjes? Cili do të jetë finalisti i katërt që do t’i bashkohet Fatmir Murrës me performancën me rërë, artistes Arjeta Dhima dhe iluzionistit Ilir Ferizi?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Albania’s Got Talent” vijon të thyejë rekorde televizive, por edhe në rrjetet sociale. Grupi “Dhima Dance Academy,” që tundën skenën dhe befasuan jurinë duke sjellë një performancë të vërtetë artistike, zërat brilant të Amelës dhe Keris Bablikut, berberi artist Azem Sheshi apo edhe Agim Pula me spektaklin që dhuroi përmes fyellit të tij, ishin disa prej performancave më të klikuara të javës.

Nën drejtimin e moderatorit Isli Islamaj, ky produksion i Vizion Plus premton një tjetër të hënë magjike. Ndaj mos e humbisni prezantimin e talenteve të mbetura, por edhe shumë surpriza, sot në orën 21:00, vetëm në Vizion Plus.